Televizioni Syri sot kishte një vizitë jo të zakontë. Nxënësit e shkollës ‘’Ardhmëria’’ nga fshati Ramoc ishin mysafirët e sotëm të cilët me vizitën e tyre ëmbëlsuan ditën tonë.
Së bashku me stafin arsimor panë nga afër ambientet e Televizionit dhe u njoftuan me punën që kryhet këtu.
Ardiani dhe Anirela u shprehen tejet të emocionuar dhe të lumtur që patën mundësinë të vizitojnë Televizionin e qytetit të tyre.
Drejtori i kësaj shkolle tha se ndër shumë aktivitete që kryhen në këtë shkollë ata ndajne edhe ditët për vizita në shumë institucione të vendit për ti informuar sa më shumë nxënësit rreth tyre
Të kënaqur nga kjo vizitë mbetën edhe stafi arsimor duke shpresuar për nxënësit e tyre që në të ardhmen ti shohin pjesë e këtyre institucioneve.