Mësimdhënësit e shkollës “Mustafa Bakija” marrin njohuri për autizmin nga profesionistët e fushës

Në shkollën fillore “Mustafa Bakija” ka filluar një punëtori e cila ka për qëllim të ofrojë njohuri për mësimdhënësit rreth autizmit, dislalisë e disa problemeve të tjera që mund të hasen tek nxënësit.
Kjo iniciativë është ndërmarrë nga drejtoresha e shkollës Zana Kurtishi Rudi.

Pjesë e kësaj punëtorie do të jenë të gjithë mësimdhënësit e shkollës.

Njohja e çrregullimeve të të folurit shpesh ngatërrohet dhe jo gjithmonë është autizëm, vonesa në të folur si dhe çrregullimet e ndryshme në të folur janë cdo ditë e më të shpeshta dhe teknologjia konsiderohet një ndër fatorët kryesor në këtë problematikë, thonë profesionistët e fushës.

Read Previous

Kurti në takim me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, biseduan për pastrimin e listave të veteranëve

Read Next

Nxënësit dhe stafi i shkollës “Ardhmëria” vizitojnë Televizionin Syri