Dënimi i Manchester Cityt mund të shkaktojë krizë diplomatike
Pothuajse gjysma e votuesve në Mbretërinë e Bashkuar mbështesin rikthimin e vendit në Bashkimin Evropian, sipas një sondazhi të kryer me 11,461 të anketuar gjatë periudhës 12–24 shtator.
Sipas sondazhit, 49% shprehen pro rikthimit në BE, ndërsa 28.5% kundër.
Të dhënat vijnë në një kohë kur kryeministri laburist Andy Burnham ka hapur debatin për të ardhmen e marrëdhënieve të Britanisë me BE-në. Burnham ka deklaruar se opsionet duhet të përfshijnë edhe mundësinë e rikthimit të plotë në union.
Sipas sondazhit, 48.2% mbështesin ruajtjen e marrëdhënies aktuale me BE-në, por me heqjen e sa më shumë barrierave tregtare, ndërsa 47.1% janë pro një bashkimi doganor.
Sondazhi tregon gjithashtu se 52.4% e të pyeturve mendojnë se Brexit ishte një gabim, kundrejt 29.7% që thonë se vendimi për largimin nga BE-ja ishte i drejtë.
Megjithatë, çështja mbetet politikisht e ndjeshme brenda Partisë Laburiste. Disa ministra dhe deputetë kanë paralajmëruar se një debat i ri mbi Brexit-in mund të rikthejë ndarjet e krijuara nga referendumi i vitit 2016, veçanërisht në zonat që votuan për largimin nga BE-ja. /GazetaSinjali/