Nuk iu ndal policisë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

I njëjti fillimisht nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor për tu ndalur në pikë kontrolli, ku më pas njësitet policore i janë vënë në ndjekje.

Pasi kanë ndaluar veturën, gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën me 9 fishekë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Rey Manaj i jep lamtumirën Sivasspor, “bomberi” kuqezi pret hapin e madh në karrierë

Read Next

Çfarë është duke ndodhur tani në luftën në Ukrainë?