Një bar në Firenze të Italisë është gjobitur 1,000 € pasi një klient u ankua në polici për shka se çmimi i kafes nuk tregohej në banak. Kur në fund të qëndrimit të tij ju kërkuan 2 euro për kafen e konsumuar, në qendër të vendit, ai u ankua pse nuk e kishin informuar në lidhje me çmimin më herët.
Ky gabim i kushtoi shtrenjtë barit, i cili u gjobit pavarësisht se pronari sqaroi se çmimet janë më shumë se të qarta në menunë dixhitale.
Burimi: CNN, BBC