Konjufca kërkon nga ambasadorja e Greqisë përkrahje për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, priti sot në takim njoftues shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Ambasadoren Heleni Vakali.

Konjufca i shprehu mirëseardhje dhe e uroi për detyrën e re ambasadoren Vakali.

Ai po ashtu i vlerësoi marrëdhëniet e mira  mes shteteve tona dhe çmoi përkrahjen e Greqisë, duke shprehur njëherësh gatishmërinë e avancimit të raporteve ndërshtetërore dhe thellimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme me interes të përbashkët.

Konjufca ritheksoi rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, mbështetjen për proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe kërkoi përkrahjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Në takim u shpreh gatishmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë. ​/Klankosova.tv/

Read Previous

Një klient njofon policinë, nuk u njoftua që kafja kushton 2 euro

Read Next

Zelensky votohet si njeriu më me ndikim i vitit 2022