I mituri nga Gjakova është arrestuar të hënën, pasi që gjatë kontrollit nga sigurimi i shkollës i është gjetur një thikë .
Sipas raportit policor, të miturit i është konfiskuar thika dhe më pas është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur pasi që gjatë kontrollit nga sigurimi i shkollës, i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.