Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Smaq të Gjakovës, ku një foshnje tre muajshe u dërgua pa shenja jete në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”.
Kështu kanë bërë me dije për Mediumin Syri, Sheremet Elezaj, zëdhënës në DRP- Gjakovë.
Raporti i plotë policior:
“Fsh. Smaq, Gjakovë 12.02.2024 – 20:40. Nga Spitali i Gjakovës është informuar se një foshnje tre muajsh është sjell pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare është dërguar në IML për obduksion.”