Ka nisur sot punimet “Mitingu i Poezisë” i 58-të me radhë në Gjakovë i cili do të vazhdojë rrugëtimin për një muaj rresht me aktivitete nga më të ndryshmet kulturore dhe letrare.
Dashamirë të fjalës së shkruar nga vende të ndryshme, u mblodhën sot në qytetin e poezisë me ftesë të klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”. Punimet i shpalli të hapura kryetari i klubit Muharrem Kurti i cili fillimisht paraqiti një kronologji të rrugëtimit të mitingut ndër vite.
“Dhimbje në kohët e foljeve” titullohet vepra që u promovua sot nga autori Albi Lushi një autor me bukuri poetike dhe poezi të strukturuara me ndjeshmëri dhe ritëm. Për filozofinë e poezive të autorit foli studjuesja Migena Arllati.
Edhe profesor Muhamet Rogova zgjodhi disa fjalë mirënjohje për punën e Albit.
Ndërkaq vet Albi Lushi e quajti Gjakovën si kryeqytet të poezisë shqipe dhe jo vetëm kaq.
Pas leximit të disa poezive nga aktorja Elida Shasivari, tutje pasuan edhe diskutime mes miqëve dhe lexuesve të autorit, ku disa prej tyre edhe shkëmbyën libra nga krjimtaria personale.