Shoqata “Bereqeti” ndau paku ushqimore për “Shoqatën e të verbërve” në Gjakovë

Shoqata “Bereqeti” po vazhdon me shpërndarjen e pakove ushqimore për ato kategori që kanë më shumë nevojë.
Sot bamirësit u gjenden në shoqatën e të verbërve në Gjakovë, ku kishin rezervuar 50 pako të tilla për anëtarët e shoqatës.

Kryetari i shoqatës së të verbërve Shkumbin Zherka u shpreh falenderues për këtë nismë.

Deri në fund të muajit Ramazan shoqata “Bereqeti” do të shpërndajë 2000 pako me produkte ushqimore.

Këto pako janë të domosdoshme për të verbërit, pasi shumica e tyre nuk janë të punësuar, dhe me ato produkte që gjenden brenda një pakoje mund të kaloj një gjysëm muaji, tha Shaip Kastrati anëtar i shoqatës së të verbërve.

Ndërkohë përfaqësuesit nga shoqata “Bereqeti” falenderojnë të gjithë vullnetmirët të cilët mundësojnë që kjo iniciativë të vazhdojë në shumë familje.

Read Previous

Shpërthen gypi i ujit në rrugën “Bernard Shala” në Gjakovë

Read Next

Nis punimet Mitingu i 58-të i poezisë në Gjakovë