Kurti: Do të hapen tetë poliklinika stomatologjike në Kosovë
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka reaguar pas vendimit që e shpalli klubin fajtor, duke shprehur besimin e plotë te drejtuesit dhe organizimi i klubit anglez.
Në konferencën për media para ndeshjes kundër Liverpoolit, Maresca deklaroi se nuk dëshiron të flasë më shumë për këtë çështje deri në përfundimin e procesit të apelit.
“Unë i besoj plotësisht pronarëve, drejtorit ekzekutiv, drejtorit sportiv dhe gjithë organizimit të klubit”, u shpreh italiani.
Ai shtoi se momenti i duhur për të diskutuar situatën do të jetë kur Manchester City ta fitojë apelin, duke theksuar se aktualisht nuk ka informacione të mjaftueshme për të komentuar më tej.
Maresca gjithashtu nënvizoi se fokusi i tij dhe i lojtarëve mbetet te rezultatet sportive, pavarësisht zhurmës rreth çështjes ligjore të klubit. /KosovaPress/