Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, në vitet e 90-ta, Bujar Bukoshi, sot më 12 qershor 2025, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të mbahen homazhe për nder të figurës së tij.
Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në orën 13:00, ku përfaqësues të institucioneve, personalitete publike dhe qytetarë do të kenë mundësinë të nderojnë atë.
Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar se të gjitha përgatitjet janë bërë për zhvillimin e ceremonisë së homazheve në nder të tij.
Kurse Zyra e Kryeministrit ka zbardhur agjendën për ceremoninë Mortore të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi:
E enjte, 12 qershor 2025
09.00 – 09.30 Mbledhje Komemorative në Amfiteatri i ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës
10:00 – 13:00 Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës
13:30 Nisja nga Kuvendit të Republikës së Kosovës për në ceremoninë e varrimit
14:00 Ceremonia e varrimit në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani.
Ndryshe, Qeveria në detyrë, dje, në një mbledhje elektronike ka themeluar Këshillin Organizativ për varrimin e ish-kryeministrit, Bujar Bukoshi, këshill i cili nën patronatin e Kryeministrit në detyrë merr përgjegjësinë që të organizojë ceremoninë mortore./reporteri/