6 deri në 16 gradë celsius ka variuar temperatura gjatë ditës së sotme.
Reshje shiu parashihen për të shtunën e temperatura do të lëvizë nga 3 deri në 13 gradë celsius, kurse të dielën parashihet mot me diell e temperaturë deri në 14 gradë celsius.
Deri në 16 gradë celsius parashihet të arrijë temperatura më e lartë gjatë së hënës dhe të martës.
Për të mërkuren parashihet mot me shi ndërsa temperatura do të variojë nga 6 deri në 16 gradë celsius.
Reshje shiu parashihet edhe gjatë së enjtës e temperatura do të variojë nga 4 deri në 14 gradë celsius.