Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë qytetarëve në diasporë…”, tha Osmani. /Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Kosova është gati për të filluar negociatat për anëtarësim në BE

Read Next

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos