Mehaj: Instruktorë ushtarakë amerikanë stërvitën pjesëtarët e FSK-së për ndihmë mjekësore

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se instruktorët ushtarakë amerikan kanë stërvitu pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës për reagim të duhur e në kohë dhe për shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë.

“Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin pjesëtarët tanë për reagim të duhur dhe me kohë, si dhe shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë”, shkroi Mehaj

Tutje, Mehaj amerikanët i quajti partnerë të pazëvendësueshëm të Kosovës, me të cilët, sipas tij, po vazhdojnë të punojnë në ngritjen e aftësive profesionale të FSK-së.

/KlanKosova/

Read Previous

Presidenca i reagon Grenellit: Nuk janë të vërteta pohimet se Osmani nuk është dakord me Kurtin

Read Next

Ecuria e procesit zgjedhor në raundin e balotazhit