Ecuria e procesit zgjedhor në raundin e balotazhit

Me një përqindje prej 37.85 të daljes së qytetarëve për të votuar është përmbyllur raundi i dytë i zgjedhjeve që u zhvillua gjatë ditës së djeshmë në 21 komuna të vendit.

Këto zgjedhje ishin pasuese të zgjedhjeve lokale që ishin zhvilluar me 17 tetor, nga të cilat 21 komuna nuk arritën ta zgjidhnin të parin e tyre që në raundin e parë.

Ndërsa në komunën e Gjakovës të drejtë vote në 139 vendvotime kishin 113 mijë e 165 qytetarë, ndwrsa këtë të drejtë e shfrytëzuan 37,194 qytetarë apo 32,87 përqind prej tyre.

Në rezultatet e pubilkuara në WebFaqen e KQZ-së, pas numërimit të votave në të gjitha vendvotimet përqindjen më të madhe të votave e mori kandidati i AAK-së, Ardian Gjini me 20,254 vota apo 56,06 për qind, vota këto që ia dhanë atij mundësinë edhe për një mandat tjetër  qeverisës në komunën e Gjakovës, ndërsa kandidatja nga radhët e LVV për komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, mori 15,873 vota apo 43,94 përqind.

Pas numërimit të një pjesë të madhe të votave në Komunën e Gjakovës, kandidati i AAK-së, Ardian Gjini ndër të tjera tha se kjo fitore e obligon atë të punojë edhe më tepër në 4 vitet e ardhshme.

Ndërsa Kusari – Lila u deklarua se pavarësisht rezultatit, premtimet e fushatës së sajë qëndrojnë dhe që me qeverinë qendrore do të mundohen t’i realizojnë ato.

Ndër të tjera nga organet kompetente që monitoruan këto zgjedhje është bërë e ditur që ky proces zgjedhor është cilësuar i qetë, dhe që nuk është karakterizuar nga asnjë incident.

Read Previous

Mehaj: Instruktorë ushtarakë amerikanë stërvitën pjesëtarët e FSK-së për ndihmë mjekësore

Read Next

Policia Kufitare konfiskon armë dhe municion