Kanadaja po përballet me një valë të fuqishme zjarresh, duke detyruar më shumë se 31,000 persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre në qytete dhe fshatra në të gjithë vendin, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas autoriteteve, aktualisht janë më shumë se 200 vatra zjarri aktive, ndërsa gjysma prej tyre janë jashtë kontrollit. Deri më tani, flakët kanë djegur mbi 2.2 milionë hektarë tokë.
Provincat më të prekura janë Saskaçevani dhe Manitoba, të cilat kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme ditët e fundit për shkak të situatës alarmante. Autoritetet po punojnë me forcat zjarrfikëse dhe mbështetje federale për të frenuar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur komunitetet e rrezikuara.