Për të shënuar 8 marsin piktorja Bardha Ferizi Buza ka mbajtur një ekspozitë në të cilën ka paraqitur disa piktura për të cilat ajo ka punuar prej shume kohësh. I pranishëm ketu ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili e përgëzoi për punën artisten Buza si dhe uroi të gjitha gratë për ditën e gruas.
Ajo u shpreh se qëllimi i kësaj ekspozite është që pjesë e përditshmërisë sonë të jenë e bukura dhe ngjyrat.
Të gjitha pikturat janë pjesë e shpirtit tim, secila nga to lidhet me jetën time personale, pohoi Buza.
Tutje Buza tha se të gjitha ekspozitat i ndan me cikle, varësisht situates ku gjindemi.
Ekspozita “ Lulet e Marsit” do të jetë e hapur përgjatë tridhjetë ditëve në vijim.