Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona si të dyshuar, pasi që janë hasur brenda një lokali, ku dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i paligjshëm.
Rasti është raportuar mbrëmë në Prizren, ku me vendim të prokurorit pas intervistimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./kp/