Lajçak takon Bislimin e Petkoviqin, pritet të diskutohet marrëveshja dhe aktualiteti

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajçak tha se me Bislimin e Petkoviqin pritet që të diskutojë për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, tha Lajçak.

/KlanKosova/

Read Previous

MAShTI: Në këto data mbahet testi i arritshmërisë

Read Next

Analizë dhe formacionet e mundshme për derbin në Kupën e Italisë: Juventus – Inter