Kryetarët e komunave kërkojnë heqjen e masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria

Këshilli i Kryetarëve të Komunave, i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka mbajtur sot takim online ku temë diskutimi ka qenë situata pandemike dhe masat Anti-Covid të vendosura nga Qeveria.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ishte pjesë e këtj takimi ka thënë se janë kundërshtuar masat e vendosura nga Qeveria dhe të gjithë kryetarët prezent në këtë takim, janë dakorduar që të largohen ato e t’u mundësohet puna gastronomisë me masa kufizuese në hapësirat e tyre.

“Në këtë takim, janë nxjerr rekomandime të cilat do t’i dërgohen Qeverisë përmes AKK-së. Është kërkuar nga Qeveria të siguroj më shumë vaksina anti-covid e po ashtu është kërkuar që të kenë pako ekonomike për t’i ndihmuar bizneset dhe sektorë të tjerë të prekur nga pandemia”, ka thënë Lladrovci.

Read Previous

Japonezja 90 vjeçare emërohet menaxherja më e vjetër në botë

Read Next

38 pacientë në gjendje të rëndë dhe 844 të shtrirë njofton ShSKUK-ja