Japonezja 90 vjeçare emërohet menaxherja më e vjetër në botë

Një grua japoneze, 90 vjeçare, e cila ka punuar në të njëjtën kompani që nga viti 1956, fitoi Rekordin Botëror Guinness si menaxherja e më e vjetër në botë.

Yasuko Tamaki, e cila do të festojë ditëlindjen e saj të 91-të më 15 maj, ende punon pesë ditë në javë në Sunco Industries nga 7 orë e gjysmë në ditë.

“Gjithçka që bëra ishte të bëja atë që prisja të bëja për 90 vjet, kështu që nuk di çfarë të them! Jam e prekur vërtet”, u tha Takami zyrtarëve të Guinness kur mori certifikatën e saj.

Takami tha se arritja e një qëndrimi kaq të gjatë në kompani erdhi natyrshëm.

“Mendoj se është vetëm një grumbullim. Unë gjithmonë kam menduar se kam lindur për t’i ndihmuar dikujt. Ky mbetet qëllimi im i përjetshëm”, tha ajo.

Menaxherja e zyrës tha se nuk e ka në plan të pensionohet.

“Kur një vit mbaron, vjen tjetri. Kështu që shpresoj të vazhdoj kështu”, shtoi Takami. /KlanKosova/

Read Previous

​Kupa e Shqipërisë, derbi në gjysmëfinale mes Vllaznisë e Laçit

Read Next

Kryetarët e komunave kërkojnë heqjen e masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria