Kriza e emigracionit, von der Leyen: Europa do të vendosë se kush do të vijë, jo trafikantët

“Qytetarët tanë me të drejtë presin që është Europa të jetë ajo që do të vendosë se kush do të vijë tek ne dhe në çfarë kushtesh, jo trafikantët”, theksoi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Ursula von der Leyen vuri në dukje se “për sa i përket imigracionit të paligjshëm, ngjarjet e fundit në Lampedusa tregojnë nevojën për të rregulluar sistemin e imigracionit dhe azilit dhe falë PPE, është bërë përparim në miratimin e propozimeve që përbëjnë thelbin e paktit, mbi emigracionin dhe azilin”.

“U bëj thirrje me forcë shteteve anëtare që të ecin përpara me një marrëveshje për përmirësimin e krizës në këshillin e punëve të brendshme sot. Duhet ta përfundojmë punën”, theksoi ajo.

/abcnews.al

Read Previous

Nedim Bajrami: Jemi të parët që mposhtëm Interin

Read Next

Krasniqi: Sulmi terrorist ndaj Kosovës adresën e ka në Beograd, bashkësia ndërkombëtare urgjentisht të nisë hetim