Krasniqi: Sulmi terrorist ndaj Kosovës adresën e ka në Beograd, bashkësia ndërkombëtare urgjentisht të nisë hetim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se PDK mbështet rezolutën e propozuar për të dënuar sulmin terrorist në veri të vendit.

Ai tha se sot nuk është koha që të flasin për betejat e brendshme politike.

“Kjo sot nuk mund të jetë një seancë e zakonshme… Sot para se gjithash nuk do të flasim për betejat e brendshme politike, sepse e kemi një temë më të rëndësishme, e kemi Kosovën tonë…. Duhet të jemi në krye të detyrave dhe përgjegjësive tona”, tha ai.

I pari i PDK-së tha se është e qartë se organizimi dhe orkestrimi i sulmit terrorist mbi vendin tonë adresën kryesore e ka në Beograd.

Ai kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të nisë një hetim urgjent për sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës.Reklama

“Duhet të jemi vigjilent për atë që mund të ndodh…”, tha ai. /Telegrafi/

Read Previous

Kriza e emigracionit, von der Leyen: Europa do të vendosë se kush do të vijë, jo trafikantët

Read Next

Kusari-Lila: Sulmi terrorist në veri parashihte luftë, ndarje dhe destabilizim të Kosovës