Kosova në basket bie për dy pozita në renditje të FIBA-s

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka rënë për dy pozita në FIBA.

Në ranglistën e re që ka publikuar FIBA të premten, Dardanët renditen në vendin e 79-të nga pozita e 77-të, në të cilën ishin më parë.

Kosova luajti dy ndeshje gjatë muajit shkurt, të parën e fitoi në Prishtinë ndaj Irlandës, ndërsa në tjetrën pësoi humbje në udhëtim te Azerbajxhani.

Ndërkohë, në vendin e parë në renditje vazhdon të mbetet SHBA-ja, teksa në pozitën e dytë Spanja dhe në të tretën Gjermania./klankosova/

Read Previous

KQZ-ja javën tjetër diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në veri

Read Next

Zyrtari i NATO-s: Sulmi në Banjskë, i papranueshëm – situata në Kosovë e qetë, por e brishtë