Me datë 1 prill komuna e Gjakovës ka pranuar sasinë e parë të vaksinave për Covid-19. Afërdita Spahiu Shllaku, drejtoreshë e shëndetësisë në Gjakovë thekson se ky proces po vazhdon të kryhet me sukses.
Ditë më parë Kosova është furnizuar me kontigjent prej 4680 dozave të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer, mirëpo të njëjtat nuk janë shpërndarë ende në Gjakovë.
Vlen të theksohet se në Kosovë deri më tani me Covid-19 janë infektuar gjithsej 105.864 persona, prej të cilëve 2195 kanë ndërruar jetë, ndërsa 96322 janë shëruar.