Të hënën mbrëma një person nga fshati Prilep i Deçanit ka vdekur.
I njejti ishte trajtuar më parë për helmim që po dyshohet të jetë shkaktuar nga uji në Deçan.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, por ka thënë se është vdekja nga nuk ka të bëjë me helmimin por me sulm në zemër.
“Nuk ka të bëjë me helmim, por ka pasuar atak kardiak”, ka thënë shkurt Ramosaj.
Ndërsa, vdekja është konsideruar si e dyshimtë dhe trupi i viktimës është dërguar për obduksion. /Reporteri.net