Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një polic në Mitrovicë

Një zyrtar policor në Mitrovicë, ka raportuar në polici se ka pranuar mesazhe kërcënuese përmes rrjeteve sociale. 

Mesazhet kërcënuese i janë bërë në gjuhën serbe.

Rasti është raportuar të shtunën rreth orës 18:39 dhe menjëherë është njoftuar prokurori i shtetit. 

Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/

Read Previous

Sot nis “Defender Europe 2025”

Read Next

Minnesota ngushton rezultatin në serinë finale të Konferencës së Perëndimit