Kapet në Merdare i dënuari për “vjedhje të shërbimeve komunale”

Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar këtë të shtunë në Pikëkalimin Kufitar në Merdare, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Bahri Thaçin, 37 vjeçar, i cili është ndaluar më 24 maj 2025, rreth orës 15:00, gjatë tentimit për të hyrë në territorin e Kosovës.

Pas verifikimit të të dhënave, është konstatuar se ndaj tij ekziston një urdhër për vuajtje të dënimit me 7 ditë burg, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”.

I njëjti është shoqëruar nga autoritetet dhe është dërguar në Burgun e Gjilanit për ekzekutimin e dënimit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Sot vazhdimi i 21-të i telenovelës

Read Next

Bildt: Mungesa e një marrëveshjeje paqeje për Kosovën është pengesë madhore për rajonin