Kanosi policët, arrestohet i dyshuari

Të dielën në Obiliq është arrestuar një person pasi i ka kanosur tre policë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i kishte kanosur tre viktimat meshkuj kosovar, zyrtarë policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë)”.

“I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Pse konflikti Izrael-Hezbollah rrezikon të përshkallëzohet sërish?

Read Next

Mësohet kundërshtari i ardhshëm i Akil Gjakovës pas fitores në raundin e parë