Kanosi gazetarin, ndalohet i dyshuari

Të martën në Prishtinë është ndaluar një person për shkak të kanosjes ndaj një gazetari.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet Xh.K., i cili ka kanosur gazetarin E.P., gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

“Ky rast është iniciuar më 22 korrik 2024”.

“I dyshuari i lartcekur është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘Kanosja’, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Kamala Harris ka në dorë një grup votuesish ende të paaktivizuar

Read Next

Mbi 6 milionë euro ndahen për të siguruar librat e nxënësve