Ishin me veturë e ndalohen nga dy persona me maskë, Policia heton rastin ku pati edhe të shtëna

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në tentativë në Pejë.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 23:50, ndërsa në raport bëhet e ditur se tre ankues, dy meshkuj dhe një femër, kanë raportuar se derisa kanë qenë me veturë janë ndaluar nga dy të dyshuar të maskuar.

“Tre ankues, dy meshkuj dhe një femër, kanë raportuar se derisa kanë qenë me veturë, janë ndaluar nga dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur dhe kanë tentuar t’i nxjerrin nga vetura”, thuhet në raport.

Sipas ankuesve ka pasur edhe të shtëna nga arma e zjarrit.

“Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read Previous

Japonia bëhet me kabllot e para në botë USB4 2.0, me shpejtësi të jashtëzakonshme

Read Next

Formacionet zyrtare: Lituani-Kosovë, Foda me shumë ndryshime