Gruaja e denoncon burrin për dhunë psikike

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë një grua në Hajvali të Prishtinës, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti verbal mes çiftit, burri dyshohet se ka eskaluar në ofendime ndaj 51-vjeçares. Kjo e fundit u ankua se bashkëshorti po i shkakton dhunë psikike.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’./Sinjali/

Read Previous

​334 vjet nga vdekja e Pjetër Bogdanit, mjeshtrit të gjuhës shqipe

Read Next

Burri kërcënon për vdekje gruan dhe vajzën, i sekuestrohen armë pa leje