Grabitësi i maskuar futet në market dhe ia merr punëtores 350 euro

Një femër ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e saj të punës, në një market, në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë, aty ka hyrë një i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë nga arka rreth 350€.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është raportuar rreth orës 18 e 40 minuta, transmeton IndeksOnline.

Njësitet përkatëse të policisë janë duke u marrë me rastin./IndeksOnline/

Read Previous

SHBA akuzon miliarderin indian Gautam Adan për mashtrim

Read Next

Një i dehur sulmon një polic në Ferizaj