Gjendet pa shenja jete një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dresnik të Klinës, të premten në ora 15:30.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Read Previous

Prishtinë: Grabiten nën kërcënimin e armës dhe thikës dy gra nga Venezuela

Read Next

Blinken: Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënojnë luftën e Rusisë në Ukrainë