Gjakovë, kuzhinierja denoncon shefin për dhunë fizike

Policia e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media bënë të ditur se dje me datë 24.02.2021 rreth ores 09:00 të mëngjesit në stacionin policor në Gjakovë, është njoftuar se një femër që punonte si kuzhiniere në një restorant në rrugën Westley Clark në Gjakovë, është sulmuar fizikisht nga pronari i saj.

Sipas komunkatës thuhet se ankuesja ka deklaruar se ishte goditur me shuplaka dhe grushta nga i dyshuari (shefi) ku ajo punon si kuzhiniere, i cili kishte vërejtur në kamera se ajo kishte marrë disa gjëra ushqimore. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte gërvishtje. I dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se e ka ftuar ankuesen të bisedojnë rreth asaj që ka ndodhur mirëpo nuk e ka goditur. I njëjti ka përmendur se dëshmitarët kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur rasti.

Dëshmitarët kanë deklaruar se nuk kanë parë ndonjë gjë lidhje me rastin. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë., thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Read Previous

Studimi me 1.2 milion njerëz tregon se vaksina e Pfizer/BioNTech është 94% efektive kundër COVID-19

Read Next

Fajësohet Ministria e Shëndetësisë. Kosova, vendi i vetëm në Ballkan që s’ka marrë asnjë dozë vaksine.