Gjakovë: Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen dy armë

Gjatë ditës së djeshme, policia në Gjakovë në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.

Bëhet e ditur se në rastin e parë, patrulla policore gjatë kryerjes së detyrave rutinë në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka ndalur një veturë të cilën e ngiste i dyshuari 33-vjeçar me inicialet B. S., në posedim të të cilit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit TT dhe tetë copë fishekë.

Në rastin e dytë, pasi që në një aheng familjar në fshatin Rashkoc-Gjakovë ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri, është arrestuar i dyshuari 37-vjeçar me inicialet H. R., i cili zyrtarëve policorë u kishte dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me një karikator, të cilën e kishte në posedim të paautorizuar.

Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/EO/

Read Previous

Superliga kthehet në vikend, tri ndeshje të shtunën

Read Next

Komisioni qeveritar: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme