Gërvalla: Kosova është e mbushur me varre dëshmorësh e martirësh, na kujton sa i madh është çmimi i lirisë

Ministrja e Punëve të Jashtme deh Diasporës, Donika Gërvalla ka shkruar për Masakrën në Lubizhdë të Hasit të Prizrenit, ku më 13 prill, u shënua 25-vjetori i saj.

Gërvalla tha se Kosova është e mbushur me varre dëshmorësh dhe martirësh të lirisë, të cilët ministrja thotë se kjo kujton sa i madh çmimi i lirisë, njofton Klankosova.tv.

“Kosova e mbushur me varre dëshmorësh dhe martirësh të lirisë na kujton sa i madh ishte çmimi i lirisë, sakrifica dhe vuajtjet e popullit tonë në njërën anë dhe sa të tmerrshme krimet serbe në anën tjetër”, shkroi Gërvalla në Facebook.

“25 vjet me parë, në Lubizhdë të Hasit të Prizrenit, forcat kriminale serbe masakruan civilët e pafajshëm, duke mos kursyer as gratë dhe fëmijët”.

“Në nderim të sakrificës së tyre, bashkë me Kryeministrin Kurti, Ministrin Çeku, deputetë dhe qytetarë nga e gjithë Kosova, bëmë homazhe dhe nderime te varret e tyre në Lubizhdë”./klankosova.tv

Read Previous

Nevoja për ta përforcuar mesfushën, Milani synon transferimin e yllit danez

Read Next

Kurti: Diaspora, një vlerë e pazëvendësueshme për Kosovën