Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekuipazhi i Inspiration4 ndau fotografi të reja në Twitter, duke treguar Jared Isaacman, Hayley Arceneaux, Sian Proctor dhe Chris Sembroski në bordin e modulit Crew Dragon.
“Ekuipazhi Inspiration4 pati një ditë të parë të pabesueshme në hapësirë”, kanë shkruar ata.
Ekuipazhi u nis në hapësirë të mërkurën pak pas orës 20:00 (me kohë amerikane) nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.
Grupi kaloi tri ditë rreth orbitës së planetit dhe u kthye në Tokë të shtunën.
Edhe pse kjo nuk është hera e parë që civilët udhëtojnë në hapësirë, Inspiration4 është misioni i parë i drejtuar vetëm nga civilët.
Ndryshe, kapsula Dragon që po bartë katërshen është e kompanisë së raketave SpaceX, kompani kjo në pronësi të Elon Musk. /Telegrafi/