Detaje për vizitën e presidentes në ShBA, shoqërohet nga ministrja e Jashtme

Presidentja e vendit Vjosa Osmani sot ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali. Bashkë me të do të udhëtojë edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz.

Gjatë sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York, Osmani do të zhvillojë disa takime me delegacione të shteteve pjesëmarrëse.

Ajo do të takohet edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë dhe me figura politike që e kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim.

Ndërsa në Universitetin “Columbia” ajo do të mbajë ligjëratë, shkruan Sinjali.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Osmani në fillimi të kësaj jave pati vizitë e parë zyrtare në Gjermani, ku u takua me homologun gjerman Frank Walter Steinmeier dhe ministrin e Jashtëm Heiko Maas.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Foto nga hapësira, ekuipazhi i SpaceX me njerëz të zakonshëm që bëri shëtitje rreth Tokës

Read Next

SBASHK-u kundër shtyrjes së mësimit