Akuzat ndaj Barcelonës për korrupsion, Florentino Perez thërret mbledhje urgjente

Pas ngritjes së akuzave zyrtare nga Prokuroria spanjolle për klubin e Barcelonës, për shkak të çështjes “Negreira” tashmë ka ardhur dhe reagimi i parë zyrtare i “rivalve” historikë të “bluagranave”, Real Madrid.

Në një deklaratë zyrtare për shtyp, klubi “galaktik” njoftoi se, Presidenti Perez ka thërritur në një mbledhje urgjente të gjithë bordin e drejtorëve, për të vendosur më konkretisht veprimet që do të marrë klubi i Real Madrid, mbi këtë çështje.

Njoftimi zyrtar i klubit:

Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave të ngritura nga Prokurori i Barcelonës kundër FC Barcelona dhe dy prej Presidentëve të saj për dyshime të bazuara për korrupsion dhe marrëdhëniet e tyre me atë që ishte zv/presidenti i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, Presidenti mblodhi urgjentisht bordin e drejtorëve nesër, të dielën më 12 mars 2023 në orën 12:00, për të vendosur mbi veprimet që Real Madrid i konsideron të përshtatshme në lidhje me këtë çështje /i.m /abcnews.al 

Read Previous

Finlanda shpreh gatishmërinë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë

Read Next

Rasti ‘Lineker’ po reflekton krizën ku po kalon BBC