Në qiellin e hapur, në këto objekte të pa banuara, të shkatërruara e të mbushura me mbeturina, ku nuk të shkon as mendja që mund të jetojë dikush, e lëre më dy fëmijë fare të vegjël, që janë nën përkujdesjen e vazhdueshme të nënës së tyre Leonitës. Edhe pamjet tregojnë se një hap i gabuar i fëmijëve mund tju kshtojë atyre me jetë. Leonita tha se jo vetëm se nuk kanë ku të banojnë, po nuk kanë asnjë vend pune. E ushqimin e sigurojnë me para që mbledhin duke kërkuar lëmoshë.
Vendi ku po qëndrojnë tash e 3 muaj është tejet i rrezikshëm. Çdo gjë këtu është e improvizuar, e fatkeqësisht nuk kanë as një vend ku mund të kryejnë nevojat e tyre personale. Situata e vështirë ekonomike për Leonitën nuk është gjë e re, ajo ka edhe probleme shëndetsore e frikën më të madhe e ka që fati i njëjtë do i përcjellë edhe të bijat, andaj sot për herë të parë publikisht po kërkon ndihmë.
Ne kemi kontaktuar shefin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Gjakovës për të kuptuar nëse janë në dijeni për rastin. Përmes telefonit, Armend Behluli, udhëheqës i kësaj zyre ka thënë se nuk janë në dijeni për këtë rast, por nëse gjendja është me të vërtetë e rënduar, kjo familje duhet të paraqitet në Zyrën për Kthim dhe Komunitete. Sipas Behlulit e vetmja ndihmesë për këtë familje mund të jetë pagesa e një qeraje për 6 muaj, por pa posedimin e pronës vetanake, ata nuk mund të bëjnë diçka për sigurimin e një objekti banimi.
Kjo familje mbesin me shpresën që dikush do të iu dal në ndihmë sepse vendin ku po jetojnë për momentin veq shtëpi nuk mund të quhet.