Analistët reagojnë pas rekomandimit të IKSHPK-së që të shtyhet procesi zgjedhor

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani, ka rekomanduar që procesi zgjedhor të shtyhet për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

E për rekomandimin e bërë nga IKSHPK, ka reaguar analisti politik, Albert Krasniqi, i cili thotë se analiza e tyre po i ngjanë një pamfleti partiak.

“Analiza “profesionale” e IKSHPK-së më shumë po i ngjanë një pamfleti partiak sesa një vlerësimi profesional. Nuk përmban asnjë të dhënë për të mbështetur rekomandimin për shtyrje të zgjedhjeve. Për më tepër, po bije në kundërshtim edhe me shifrat që një ditë më parë na i prezantojë Kryeministri për përmirësim të gjendjes me pandeminë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi në reagimin e bërë thotë se si mund të iu besohet parashikimeve të IKSHPK-së, kur muaj më parë është akuzuar nga Qeveria se ka bërë rekomandime të gabuara.

“Si mund t’i besojmë parashikimeve të IKSHPK-së për muajt e ardhshëm, e cila u akuzua nga kjo Qeveri se ka bërë rekomandime të gabuara për hapjen gjatë verës, si dhe ka llogaritur gabimisht që diaspora do të vije e vaksinuar?!

Sot, IKSHPK do të duhej të dilte me protokolle të detajuara se si të zhvillohet fushata e të organizohen zgjedhjet në kohë të pandemisë”, thotë mes tjerash ai.

Read Previous

E paimagjinueshme, por këtu jeton një familje në Gjakovë

Read Next

“Ford”, mbyll dy fabrika pas 25 vitesh