E paimagjinueshme, por këtu jeton një familje në Gjakovë

Në qiellin e hapur, në këto objekte të pa banuara, të shkatërruara e të mbushura me mbeturina, ku nuk të shkon as mendja që mund të jetojë dikush, e lëre më dy fëmijë fare të vegjël, që janë nën përkujdesjen e vazhdueshme të nënës së tyre Leonitës. Edhe pamjet tregojnë se një hap i gabuar i fëmijëve mund tju kshtojë atyre me jetë. Leonita tha se jo vetëm se nuk kanë ku të banojnë, po nuk kanë asnjë vend pune. E ushqimin e sigurojnë me para që mbledhin duke kërkuar lëmoshë.

Vendi ku po qëndrojnë tash e 3 muaj është tejet i rrezikshëm. Çdo gjë këtu është e improvizuar, e fatkeqësisht nuk kanë as një vend ku mund të kryejnë nevojat e tyre personale. Situata e vështirë ekonomike për Leonitën nuk është gjë e re, ajo ka edhe probleme shëndetsore e frikën  më të madhe e ka që fati i njëjtë do i përcjellë edhe të bijat, andaj sot për herë të parë publikisht po kërkon ndihmë.

Ne kemi kontaktuar shefin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Gjakovës për të kuptuar nëse janë në dijeni për rastin. Përmes telefonit, Armend Behluli, udhëheqës i kësaj zyre ka thënë se nuk janë në dijeni për këtë rast, por nëse gjendja është me të vërtetë e rënduar, kjo familje duhet të paraqitet në Zyrën për Kthim dhe Komunitete. Sipas Behlulit e vetmja ndihmesë për këtë familje mund të jetë pagesa e një qeraje për 6 muaj, por pa posedimin e pronës vetanake,  ata nuk mund të bëjnë diçka për sigurimin e një objekti banimi.

Kjo familje mbesin me shpresën që dikush do të iu dal në ndihmë sepse vendin ku po jetojnë për momentin veq shtëpi nuk mund të quhet.

Read Previous

Ku mbetën 5 lojtarët që Ronaldo i parashikoi si yje në vitin 2015?

Read Next

Analistët reagojnë pas rekomandimit të IKSHPK-së që të shtyhet procesi zgjedhor