Dy persona të arrestuar për sulm ndaj ekipit mjekësor dhe rezistencë ndaj Policisë

Dy burra janë arrestuar në Prishtinë pasi që të njëjtit kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast.

Policia bën me dije se të dyshuarit i kanë rezistuar edhe arrestimit.

Ndërkaq një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv/

Read Previous

Aksionet e gjigantit të çipave AI Nvidia bien pavarësisht shitjeve rekord

Read Next

Kualifikimi i Lille në Ligën e Kampionëve, flet Edon Zhegrova