Demaku: Nuk pres vullnet nga Kurti dhe VV-ja për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, nuk beson që VV-ja do ta përkrah projektligjin e dërguar në Kuvend nga PDK-ja për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ai ka bërë me dije se nuk pret vullnet dhe gatishmëri që Albin Kurti dhe partia e tij do të bëjnë një gjë të tillë.

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka bërë mjaftueshëm për mbrojtjen e të drejtave të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

“Kur thonë se do ta shikojmë me kujdes juridikisht nismën tonë ligjore, kjo që në start tregon se nuk është dëshira dhe vullneti i duhur. Unë nuk pres ndonjë vullnet dhe ndonjë pozitivitet nga LVV-ja dhe Kurti, sepse këtë nuk e ka bërë për gjashtë vite. Përkundrazi, jo që nuk ka dhënë asnjë lloj kontributi në këtë drejtim, por edhe ka qenë i dëmshëm. Roli i tij ka qenë krejtësisht në dëm të procesit dhe jo duke i shërbyer pozitivisht procesit. Asgjë nuk ka bërë Qeveria e Kosovës për ta mbrojtur të drejtën e vet. E ka vendosur në rrafshe personale: ‘Janë katër persona atje, mua nuk po më interesojnë dhe vazhdojmë më tutje’. Do të thotë, kjo logjikë e mbrapshtë ka funksionuar për gjashtë vite”, ka deklaruar ai, raporton TëVë1.

Read Previous

PDK mbështet protestat për çlirimtarët: Zëri i qytetarëve të respektohet!

Read Next

Kryeministri australian: Një model i OpenAI hakoi një faqe qeveritare, e papranueshme