Covid po përparon me shpejtësi nëpër Europë

Rekorde të reja në Austri, Ukrainë e Rusi

Infektimet me koronavirus po përhapen sërish me shpejtësi në gjithë Europën. Më alarmante situata është në rajonet qendrore dhe lindore të kontinentit. Rritjen më të lartë në 24 orët e fundit e pati Austria që shënoi gati 5 000 infektimet të reja dhe kjo është shifra më e lartë që prej fund-Nëntorit të vitit të kaluar.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e riaplikimit të karantinave lokale ose kombëtare, teksa shtretërit në terapinë intensive po mbushen me ritme të shpejta.

Ekspertët thonë se infektimet po ushqehen nga lehtësimi i masave, teksa vaksinimi ka prekur gati 70% të popullsisë. Rekord i ri infektimesh edhe në Ukrainë, ku autoritetet ia venë fajin përqindjes së ulët të vaksinimit.

Të larta shifrat edhe në Gjermani, ku edhe atje autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e rikthimit të kufizimeve. Në rritje, shifrat janë edhe në Poloni, Çeki, Itali e Francë. Ndërsa Britania e Madhe shfaq prej disa ditësh, tendencë në rënie të rasteve të reja. Nuk ndalen rekordet e errëta në Rusi.

Spitalet në këtë vend janë drejt ezaurimit të kapaciteteve, ndërsa terapia intensive po përballet me mungesë oksigjeni./Tv Klan

Read Previous

Kurti: Ky ishte vit i shpresës, kemi të arritura në sundim të ligjit dhe rritje ekonomike

Read Next

Pse Facebook ndryshoi emrin?