Pse Facebook ndryshoi emrin?

Mark Zuckerberg kërkon të zgjerojë aktivitetin

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook-ut synon ta shndërrojë internetin në një realitet virtual, ku mund njerëzit mund argëtohen, por edhe të punojnë dhe të përfitojnë të ardhura. Këtë po synon ta arrijë përmes të parit projekt konkret në botë, të cilin ai e pagëzoi të Enjten me emrin “Meta” shkurtesë e “Metaverse”.

Koncepti i tij është që aktivitetet tani njerëzit kryejnë në internet, ulur përpara ekranit të laptopëve e kompjuterëve, apo të përqendruar nëpër celularë e tableta, ta zhvillojnë edhe duke lëvizur përmes setit të syzeve virtuale në 3 dimensione.

Përmes tyre, në lojërat online do të integrohet edhe aktiviteti fizik. Po ashtu, komunikimi me njerëz në distancë mund të zhvillohet edhe duke ecur në rrugë, ku falë syzeve virutale apo pajisjeve të tjera që mund të zhvillohen në të ardhmen, pamja reale mund të ndërthuret me individët me të cilët komunikoni online.

Projekti i ri do të nisë të aplikohet në mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfshijë një gjeneratë krejtësisht të re aplikacionesh. Facebook, Instagram e WhatsApp, do të integrohen në sistemin e ri dhe asnjëra prej tyre nuk do të ndryshojë emër. Analistët thonë se krahas revolucionit, ky projekt synon të pastrojë emrin e gjigantit të rrjeteve sociale, pas bllokimit të herëpashershëm dhe akuzave në këtë kompani punohet vetëm për përfitime pa marrë parasysh jetën e njeriut.

Read Previous

Covid po përparon me shpejtësi nëpër Europë

Read Next

Qeveria planifikon të blejë objekte për ambasada, ndan 10 milionë euro