Kurti: Ky ishte vit i shpresës, kemi të arritura në sundim të ligjit dhe rritje ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas miratimit të buxhetit në mbledhjen e Qeverisë për vitin 2022, ka thënë se ky vit ka qenë një vit me shumë shpresë dhe optizimizëm që ka rezultuar me të arritura sa i përket sundimit të ligjit dhe rritjes ekonomike.

Ai në një konferencë për media tha se sundimi i ligjit e ka në epiqendër luftimin e korrupsionit dhe për rrjedhojë Policia e Kosovës ka kryer 437 operacione, 746 bastistje dhe ka shkatërruar 31 grupe kriminale.

Kurti po ashtu tha se do të ketë edhe rritje të ekonomisë në vend.

“Në anën tjetër, duke u bazuar në të dhënat e BQK-së, ekonomia sivjet do të rritet 9.9 për qind. Praktikisht për herë të parë do të kemi rritje dyshifrore për rritjen e bruto produktit vendor. Krahasuar me vitin e kaluar janë mbledhur më shumë tatime në periudhën janar-shtator për 34 përqind”.

Kurti tha se nëse dikush ka dilemë që viti 2020 ka qenë viti i pandemisë atëherë s’duhet krahausuar me të, por edhe nëse krahasohet më vitin 2019 kur s’kishte pandemi, ai tha se prapë ka më shumë rritje.

“Kemi ndërmarrë një varg masash për të arritur mundësinë e qytetarëve tonë, në veçanti të grave, për ta zvogëluar pabarazinë përmes shtesave për lehona dhe fëmijë dhe duke e bërë studimin në universitet falas”.
Për miratimin e buxhetit prej 2.7 miliardë eurosh, Kurti tha se ishte buxheti i parë i miratuar nga qeverisja e tij, i cili do të orientohet për përmbushjen e prioriteteve qeverisëse.

/KlanKosova/

Read Previous

Rama: Bashkimi Kosovë-Shqipëri më i mundshëm jashtë BE-së se brenda saj

Read Next

Covid po përparon me shpejtësi nëpër Europë