Borrell: Izraeli dhe Hamasi të zbatojnë rezolutën për marrëveshjen e armëpushimit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell  u ka kërkuar Izraelit dhe Hamasit që të dëgjojnë “kërkesat e padëgjuara nga komuniteti ndërkombëtar” dhe të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.

Borell bëri thirrje gjithashtu për zbatim të menjëhershëm të Rezolutës 2728 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rezoluta e miratuar në mars kërkon një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të robërve dhe “nevojën urgjente për të zgjeruar rrjedhën” e ndihmës në Gaza.

“Një armëpushim është urgjent, për të arritur në çlirimin e pengjeve dhe për të sjellë lehtësim për ata që janë të uritur,” shkroi shefi i politikës së jashtme të BE-së në plaftormën X.

“Izraeli ka ende një detyrim të përgjithshëm për të dhënë akses të plotë, të sigurt, të shpejtë dhe të papenguar në ndihmën humanitare në shkallë për ata që kanë nevojë”, tha Borell.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian dënon pa mëdyshje sulmin me raketa pranë vendkalimit Karem Abu Salem (Kerem Shalom) që vrau tre ushtarë izraelitë dhe plagosi 11 të tjerë të dielën./abcnews.al

Read Previous

Forcat e Armatosura i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave të mbytur në lumin Buna

Read Next

Krasniqi: Skënderbeu i pari burrështetas që unifikoi popullin shqiptar